Reagon ashpër Vetëvendosje: Baton Haxhiu po rren për ta ndihmuar Thaçin

Aktuale

Reagon ashpër Vetëvendosje: Baton Haxhiu po rren për ta ndihmuar Thaçin

Më: 13 janar 2020 Në ora: 19:40
Albin Kurti dhe Baton Haxhiu

Vetëvendosje thotë se Baton Haxhiu po gënjeu kur tha se Albin Kurti ka pasur takime të gjata me Hashim Thaçin. Në një përgjigje nga  Vetëvendosje thonë se Presidenti Thaçi mund ta ketë angazhuar Haxhiun ‘që ta nxjerrë prej situatës’.

Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur drejtorit të Klan Kosovës, i cili pak më parë tha se lideri i VV’së, Albin Kurti është takuar dy herë me presidentin Hashim Thaci dhe kanë folur gjatë.

Zyra për media e VV’së thonë se Haxhiu është i gatshëm të gënjeje për ta ndihmuar presidentin Thaci, i cili, sipas partisë së Kurtit, është dëshmuar se është i pafuqishëm.

“Baton Haxhiu po rren dhe kjo s’përbën lajm. Presidentit më në fund po ia shpjegojnë rolin e vet, që është ceremonial e formal. I zënë ngushtë në këtë pasivitet të sapozbuluar, ka mundësi t’i ketë dërguar letër Baton Haxhiut e t’i ketë kërkuar ta nxjerrë nga situata. Ky i fundit i gatshëm është të gënjejë, në ndihmë të presidentit e kundër Vetëvendosjes. Por dhe ky është provuar që është i pafuqishëm, përballë vendosmërisë për ndryshim”, thuhet në përgjigjen e VV’së.

Kurti e Thaci janë takuar për katër minuta me 6 janar, kur fituesi i zgjedhjeve shkoi te presidenti për konsultime rreth formimit të Qeverisë. Kurti nuk ia dha emrin e mandatarit Thacit, e ky i fundit po i shkruan për t’i kërkuar një emër që ta mandatojë për kryeministër. VV këmbëngul se është në dorë të saj të vendosë se kur t’i drejtohet presidentit.

Haxhiu  tha sot në televizionin  e tij se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

Haxhiu, i cili është mik i presidentit Thaçi thotë se Kurti e Presidenti kanë pasur takime sekrete..

 “Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, është shprehur Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se kjo ka ndodhur rishtas.

“Ata e dinë se cka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë. Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, ka thënë Haxhiu.

Derisa Haxhiu ka raporte të mira me Presidentin Thaçi, me Kurtin e VV’në nuk i ka as afërsisht të ngjashme.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar disa herë kundër publicistit, duke e akuzuar atë se është angazhuar për ta ndarë këtë parti, kur dolën në publik përçarjet mes grupit të Dardan Molliqajt me Albin Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat