Enver Hasani: Hashim Thaçi s’mund ta dërgoj në Kushtetuese Albin Kurtin. Si procedohet çështja e dërgimit të emrit të mandatarit?!

Aktuale

Enver Hasani: Hashim Thaçi s’mund ta dërgoj në Kushtetuese Albin Kurtin. Si procedohet çështja e dërgimit të emrit të mandatarit?!

Më: 13 janar 2020 Në ora: 21:57
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në RTV Dukagjini ka folur për situatën kushtetuese në të cilin ndodhet në vendi.

Ai ka theksuar se presidenti i vendit, duhet të garantoj virtytet e funksionimit të institucioneve.

Sipas tij, shefi i shtetit duhet të ketë pozicion neutral sa i përket caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë.

Hasani ka theksuar se në demokracitë kushtetuese parlamentare, presidenti nuk është pushtet.

“Pushtete janë legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, ndërsa presidenti është garantues i balancimit të pushteteve ashtu siç e parasheh kushtetua”, tha ai.

Sipas tij, diskrecioni i presidentit nuk nënkupton abuzim me përgjegjësitë e tij kushtetuese- arbitraritet.

Hasani e thotë se këtë e përcakton qartë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se presidenti nuk ka të drejtë ta dërgoj në Kushtetuese rastin e mandatarit.

Hasani ka thënë se çështja e dërgimit të mandatarit nga partia fituese nuk ka afat.

“Teorikisht mund të shkoj në pakufi”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat