Spahiu: Nëse Albin Kurti do kandidonte në Shqipëri, as votën e tij s’do e gjente

Aktuale

Spahiu: Nëse Albin Kurti do kandidonte në Shqipëri, as votën e tij s’do e gjente

Më: 13 janar 2020 Në ora: 22:41
Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu ironizoi sistemin me lista të mbyllura në “Open” në Top Channel. Spahiu tha se vendet e BE-së dhe SHBA nuk e kanë këtë sistem zgjedhor.

“Këtë sistem e kanë vetëm 4 vende në Afrikë dhe Arabi, të gjitha vendet e BE-së dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sistemin me lista të hapura ose sistemin mazhoritar.”

Më tej shtoi:

“Pastaj këtu votat t’i numëron Basha dhe Ramën. Në qoftë se Albin Kurti do kandidonte në Shqipëri as votën e tij s’do ta gjente, sepse votat e Vetëvendosjes do t’i numëronte Basha me Ramën. Ne as me Kosovën nuk krahasohemi. Në Kosovë, Vetëvendosja numëron votat e veta”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat