Albin Kurti hiq dorë që të tjerët të formojnë koalicionin qeverisës

Aktuale

Albin Kurti hiq dorë që të tjerët të formojnë koalicionin qeverisës

Më: 14 janar 2020 Në ora: 09:13
Albin Kurti

Albin Kurti i VV’së ende nuk e ka dorëzuar emrin e kryeministrit tek Presidenti Thaçi, ndërsa një veprim i tillë po shihet si jo i duhur nga analisti Ramush Tahiri.

Në një prononcim për ai ka thënë se Kurti duhet të heqë dorë nga mandatari ose ta dërgojë emrin tek Presidenti.

“Fakti që Albin Kurti si lider i Lëvizjes Vetëvendosje që ka dalë partia e parë në zgjedhje parlamentare në Kosovë nuk po e përmbush detyrën kushtetuese si parti dhe nuk po e dërgon emrin e kandidatit që do të nominohej për Mandatar për Kyeministër nga Presidenti Thaqi është mbi çdo argument të arësyeshëm juridik, politik dhe çfardo tjetër. Secili do ta konsideronte kohën prej 15 ditësh të mjaftueshme për të nisur dhe për të përfunduar koalcionin qeverisës duke bërë marrëveshje me partitë e tjera parlamentare.

Ajo që thuhet se jemi ne fazën përfundimtare të arritjes së marrëveshjtjes po zgjatë shumë dhe duket se është edhe po të merr sot mandati më shumë se 15 ditë. Vendi është në krizë dhe institucionet nuk po mund të veprojnë. Lehtë duket me i thënë Presidentit prit e mos vepro, me i thënë Qeverisë je në dorëheqje dhe nuk duhesh të marrësh vendime, e Kuvendit të mos mbajë seanca parlamentare se nuk ka objektiv pune pasi nuk ka Qeveri të zgjedhur.. mirëpo koha po hecën dhe gjendja për qytetarët po keqësohet dhe nëse nuk punojnë hallkat e shtetit shoqëria bie në kollaps. Unë konsideroj se duhet vepruar në disa drejtime që të zhbllokohet gjendja .

E para që Presidenti të nominoj Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë në mënyrë që ky brenda 15 ditësh të delë në votim me gjithë kabinetin e Qeverisë së re në Kuvend. Nëse votohet kemi Qeveri të zgjedhur nëse jo atëherë Presidenti Thaqi ja jep mandatin një partie tjetër e cila e ka mundësinë ti bëjë së paku 61 vota të deputetëve në koalicionin qeverisës. Nëse Albini e konteston nominimin dhe e dërgon në Gjykatë Kushtetuese, atëherë duhet të pritet vendimi i gjykatës. E dyta Albin Kurti duhet ta dërgoj emrin për nominim dhe ta bënë Qeverinë ose ta dërgoj një letër dhe të heqë dorë nga mandatari..dhe të lëshojë rrugë që partitë e tjera të formojnë koalicionin Qeverisës”, thotë ai.

Tutje Tahiri thotë se një vendim duhet ta marrë edhe LDK’ja, ose të rri në opozitë ose të bëj koalicion me mandatarin e dytë.

“E treta që Lidhja Demokratike të dalë me qëndrim se nuk po mund të arrijë marrëveshje për Qeveri me Vetëvendosjen dhe se do të rri parti opozitare apo do të bëjë koalicion me mandatarin e dytë. E katërta Kuvendi të mblidhet në seancë plenare dhe të vetëshpërndahet në mënyrë që vendi të shkoj sërish në zgjedhje brenda 40 ditësh. E pesta që të mblidhjen liderët e partive parlamentare dhe të merren vesh për një Qeveri të koalicion të gjerë gjithëpërfshirës ose së paku një Qeveri teknike me mandat dyvjeqar dhe në ndërkohë të kryhet të gjitha punët dhe reformat që konsiderohen të rëndësishme për vendin dhe për të cilat nevojitet konsensus. Duhet veprim sepse status kuoja është e paqëndrueshme dhe nuk është zgjidhje”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat