Pas LDK’së, William Walker shkon në Vetëvëndosje

Aktuale

Pas LDK’së, William Walker shkon në Vetëvëndosje

Më: 14 janar 2020 Në ora: 11:05
Vetëvëndosje

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker ka arritur në zyrat qendrore të LV-së në Prishtinë aty ku për pak pritet që të takohet me kreun e partisë, Albin Kurti.

Walker një ditë më parë është takuar në LDK edhe me nënkryetaren e kësaj partie, Vjosa Osmanin, ndërsa ka folur edhe për mundësinë  e krijimit të koalicionit LDK – LV.

Ai është shprehur optimist se koalicioni mes dy partive mund të ndodhë.

Përveç Walker dje në LDK ka shkuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Phlip Kosnett. Ai ka përsëritur kërkesën e SHBA-së që sa me shpejtë të krijohen institucionet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat