Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me Konjufcën, Haradinajn dhe Jasharin, shkak buxheti

Aktuale

Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me Konjufcën, Haradinajn dhe Jasharin, shkak buxheti

Më: 14 janar 2020 Në ora: 11:59
Rrahman Jashari

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe e Policisë kërkojnë takim urgjent me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj dhe Avokatin e Popullit Hilmi Jashari.

Këto Sindikata kërkojnë nga kryeministri në detyrë që ta dërgojnë në Kuvend Projektligjin për Buxhet për vitin 2020 me qëllim të shmangies së trazirave sociale.

“Ndërsa nga kryetari i Kuvendit kërkojmë që të ndërmarr hapa ligjorë parlamentar për aprovimin e buxhetit me kohë. Ndërsa Avokatit të Popullit I kërkojmë që të procedojë kërkesat e sindikatave të punëtorëve të sistemit publik në lidhje me revokimin e vendimit për masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri sindikatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat