Walker kërkon formimin e Qeverisë, tregon se çka mendon për Albin Kurtin

Aktuale

Walker kërkon formimin e Qeverisë, tregon se çka mendon për Albin Kurtin

Më: 14 janar 2020 Në ora: 12:31
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Vizitën e tij në prag të 21 vjetorit të masakrës së Reçakut po e shfrytëzon edhe për takime nëpër parti politike.

Ish ambasadori i OSBE-së Wiliam Walker i ka vizituar partitë që në zgjedhjet e 6 tetorit dolën e para dhe e dyta.

Dje ishte në LDK ndërsa sot shkoi në Vetëvendosje ku u takua me liderin e kësaj partie Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, Walker foli para gazetarëve duke kërkuar që sa më shpejt të bëhet Qeveria e re.

Ishte vet Kurti që e përcolli Walker deri te dera por që nuk dha deklaratë për gazetarë. Ndërsa mysafiri amerikan tha se lufta për pozita është sistem i vjetër ndërsa theksoi se kishte menduar se tash me lidershipin e ri edhe idetë do të jenë ndryshe.

Walker: Kam menduar se tash është një sistem dhe lidership i ri

“100 ditë prej zgjedhjeve, kam menduar që negociatat dhe pozitat janë sistem I vjetër, kam menduar se ky është një sistem I ri, lidership i ri me ide më ndryshe, le t'i bashkojmë gjërat dhe të arrihet që të bëhet Qeveria e Kosovës”, tha ai.

Walker tha se populli i Kosovës ka shume nevojë për Qeverinë e re ndërsa shtoi se njerëzit kanë pritje të mëdha.

 Walker: Një shtet pa Qeveri nuk quhet shtet

 “Një shtet pa Qeveri vështirë se mund të quhet shtet. Keni  nevojë për një Qeveri, dhe pritjet e njerëzve këtu dhe pritjet e diasporës janë që ju keni një shans tani për të rinjtë , idetë e reja, mirëpo përderisa nuk e formoni qeverinë asnjë prej këtyre nuk mund të ndodhë”, tha ai.

Duke folur për kandidatin për kryeministër Albin Kurti, Walker tha se e njeh qysh para 20 viteve kur ka qenë me flokë të gjata duke thënë se ka qenë i fascionuar nga ai.

Wiliam Walker po qëndron në Kosovë për të marr pjesë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ku u masakruan më shumë se 40 persona.

Walker që në atë kohë ishte shef i misionit verifikues të OSBE-së nga fshati Reçak pati deklaruar se ajo çka ka bërë regjimi i Millosheviqit në Reçak është krim kundër njerëzimit.

Walker vjen në Kosovë  çdo 15 janar ndërsa pranë varrezave të martirëve i është ngritur edhe një lapidar.

***

Ish shefi i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka kërkuar sa më shpejt formimin e qeverisë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike.

Walker pas takimit që pati sot me zyrtarë të Vetëvendosje tha se një shtet pa Qeveri është jo funksional dhe për këtë theksoi se duhet të formohet Qeveria për t’i dhënë perspektivë të rinjve.

Një takim të ngjashëm Walker e ka pasur dje edhe me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Walker po qëndron në Kosovë në përvjetorin e 21-të të masakrës së Reçakut e cila ndodhi më 15 janar 1999.

Në atë kohë Walker në shefin e cilësisë së shefit të OSBE-së në Kosovë pati deklaruar se ajo që ka ndodhur në Reçak ishte krim kundër njerëzimit. 

***

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka arritur në zyrat qendrore të LV-së në Prishtinë aty ku për pak pritet të takohet me kreun e partisë, Albin Kurti.

Walker një ditë më parë është takuar në LDK edhe me nënkryetaren e kësaj partie, Vjosa Osmanin, ndërsa ka folur edhe për mundësinë  e krijimit të koalicionit LDK – LV.

Ai është shprehur optimist se koalicioni mes dy partive mund të ndodhë.

Përveç Walker dje në LDK ka shkuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Phlip Kosnett. Ai ka përsëritur kërkesën e SHBA-së që sa me shpejtë të krijohen institucionet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat