Qeveria e Kurtit me 14 ministri

Aktuale

Qeveria e Kurtit me 14 ministri

Më: 14 janar 2020 Në ora: 13:39
Isa Mustafa e Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti para se t’ia dërgonte ofertën e mbrëmshme LDK-së me 14 ministri të njëjtën ua kishte prezantuar edhe deputeteve nga komunitetet në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar njëri nga pjesëmarrësit në këtë takim.

Sipas tij Kurti u ka thënë atyre që është një ofertë mbase finale për LDK-në dhe se një lëvizje të tilla i pari i VV-së tha se ishte i detyruar ta bënte.

Me këtë ndarje të re me 14 ministri një më shumë i shkon minoriteteve, ndërsa nga dy të tjera pritet që një më shumë të ketë LDK, përkatësisht LDK do të ketë gjashtë ministri, Vetëvendosje pesë dhe minoritetet tri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat