Takimi i parë i Rugovës me Kadarenë më 1991

Aktuale

Takimi i parë i Rugovës me Kadarenë më 1991

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:02
Ibrahim Rugova dhe Ismail Kadare

Ibrahim Rugova dhe Ismail Kadare janë dy figura të shquara për shqiptarët.

Shkrimtarin e madh shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare dhe presidentin historik  të Kosovës, Ibrahim Rugova i bashkonte dashuria për shkrimin.

Por ata kishin edhe një gjë të përbashkët, Francën, si një shtet të dytë, ku që të dy kanë jetuar e punuar për ca kohë.

Pikërisht në kryeqendrën e Francës, në Paris ndodhi edhe takimi i tyre i parë, më 1991.

Pas kësaj Rugova dhe Kadare kishin pasur edhe shumë takime të tjera.

Kujtojmë se Ibrahim Rugova ka vdekur në janar të vitit 2006, ndërkohë që Kadare vazhdon të korrë suksese me librat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat