Profesori nga Parisi reagon ashpër pasi Isni Kilaj emëroi djalin konsull i përgjithshëm

Aktuale

Profesori nga Parisi reagon ashpër pasi Isni Kilaj emëroi djalin konsull i përgjithshëm

Nga: N.H Më: 14 janar 2020 Në ora: 15:15
Kadri Veseli dhe Isni Kilaj

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me lajmin se djali i Isni Kilajt u emërua konsull i përgjithshëm në konsullatën që nuk ekziston.

Në media u raportua se Blendi Kilaj është bërë dëshmitari i parë i jetësimit të një prej premtimeve që, më 12 shtator, babai i tij, që është zëvendësministër i Diasporës, Isni Kilaj, e kishte dhënë për elektoratin e Partisë Demokratike (PDK).

Kraki me këtë rast ka thënë se ‘krejt e logjikshme duket, sidomos kur ky masllahat ndodh në një shtet që nuk ekziston’.

Ja shkrimi i tij:

Ministri që nuk ekziston, i qeverisë që nuk ekziston, emëron konsull të përgjithshëm në konsullatën që nuk ekziston...

Asgjë të paqartë s’ka këtu.
Krejt e logjikshme duket, sidomos kur ky masllahat ndodh në një shtet që nuk ekziston.

Ne jemi profesionistë të inekzistencës. Krejt çka prekim e zhdukim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat