Konjufca: Walker është zëri kumbues i të vërtetës për Kosovën

Aktuale

Konjufca: Walker është zëri kumbues i të vërtetës për Kosovën

Më: 14 janar 2020 Në ora: 19:46
Glauk Konjufca dhe William Walker

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin amerikan William Walker, i cili po qëndron në vendin tonë, në vizitën e tij të përvitshme, në kujtim të masakrës së Reçakut.

Walker e uroi kryetarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit, duke i dëshiruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Ndërsa Konjufca falënderoi ish-shefin e OSBE-së në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës edhe ecjes së saj në rrugën e zhvillimit të përgjithshëm.

Konjufca vlerësoi se ambasadori Walker, ashtu siç ishte dikur zëri kumbues i të vërtetës për Kosovën, sot vazhdon të jetë përfaqësuesi kryesor i zërave për vënien në vend të drejtësisë për masakrën e Reçakut dhe masakrat e shumta të kryera nga shteti serb.          

Në takim u diskutuan edhe zhvillimet politike në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe sfidat që atë e presin në të ardhmen.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat