Haxhiu revoltohet: Mos i gënjeni qytetarët

Aktuale

Haxhiu revoltohet: Mos i gënjeni qytetarët

Nga: V.R Më: 14 janar 2020 Në ora: 22:06
Albulena Haxhiu

Propozimi për rritje të ministrive nuk fuqizon Listen serbe, u shpreh deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Sipas saj, Kushtetua e Kosovës e thotë qartë: Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra,

Postimi plotë:

Të thuash që propozimi për rritje të ministrive fuqizon Listen serbe sepse kinse jemi të detyruar t'ia japim dy ministri, është i pasaktë pra nuk qëndron.

Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë, nenin përkatës e gjeni në vijim:

3. Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga

ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra,

Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë

në Kosovë.

Pra është në diskrecion të Kryeministrit se cilin përfaqësues të komuniteteve e propozon Ministër.

Propagandat dhe deklaratat e pavërteta kundrejt Lëvizjes asnjëherë nuk na kanë dëmtuar mirëpo nuk është korrekte para qytetarëve të thuhet qëndrime të pasakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat