Agim Veliu i përgjigjet ofertës së Albin Kurtit

Aktuale

Agim Veliu i përgjigjet ofertës së Albin Kurtit

Nga: N.H Më: 14 janar 2020 Në ora: 22:20
Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se oferta e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje për LDK-në është nënçmuese dhe “përpjekje e VV-së për pushtet absolut”.

Sipas Veliut, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj evropiane dhe euroatlantike.

Mes të tjerave Veliu thekson se kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh.

Ja shkrimi i tij:

Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës.
E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin.

Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike.

Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi.

Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat