Walker: U inkurajova nga takimi me Vjosa Osmanin, ja çka i porosita LDK-në e VV-në

Aktuale

Walker: U inkurajova nga takimi me Vjosa Osmanin, ja çka i porosita LDK-në e VV-në

Më: 14 janar 2020 Në ora: 23:10
William Walker

Ish-ambasadori i OSBE’së dhe miku i shqiptarëve, William Walker sonte në Zona B ka thënë se është inkurajtuar nga biseda e sotme me Vjosa Osmanin e LDK’së, meqë më herët s’kishte pasur rastin ta takonte.

‘’U ikurajova nga biseda me Vjosa Osmanin. Kurrë s’jam takuar me Vjosën më parë dhe jam inkurajtuar me të dhe kam dëguar gjëra që jam i pajtimit me të.Sot janë 100 ditë, nuk e kuptoj se nuk mendoj që do ta luajmë të njëjtën lojë sikurse zgjedhjet e kaluara’’, ka thënë ai.

Tutje Walker tregon se çka u ka thënë të dy partive gjatë takimeve të sotme në Prishtinë.

‘’Ju kam thënë të dy palëve që nuk është koha t’i humbim dhe 100 ditë të tjera. Kosovës i duhet një Qeveri e fortë dhe e thjeshtë”.

‘’Nëse LDK nuk arrin marrëveshje as duke përdorur Vjosën si negociatore, atëherë nuk mund ta arrijnë me askënd.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat