MPB-ja publikon detaje të reja: Ja kush janë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e masakrës së Reçakut, Vuçiqi po e strehon komandantin Guri

Aktuale

MPB-ja publikon detaje të reja: Ja kush janë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e masakrës së Reçakut, Vuçiqi po e strehon komandantin Guri

Nga: N.Sh. Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:36
Wiliam Walker, Pacolli dhe Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut thotë se kjo masakër e tmerroi botën dhe e pa fytyrën e vërtetë kriminale të shtetit serbë.

Zyberaj përmes një postimi në Facebook, shprehet se, urdhërdhënësit e kësaj masakre udhëheqin shtetin në Serbi, kurse ekzekutorët me në krye komandantin Goran Radosavljevic – urin, strehohen nën mburojnë e presidentit serb Vuçiq.

“Komandanti i Reçakut, Radosavljevic është anëtar i bordit udhëheqës në partinë e Vucicit”, shkruan Zyberaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ne sot kujtojm masakrën e Reçakut, brutaliteti i së cilës, tmerroi botën në atë mëngjes të ftohtë janari të vitit 1999. Bota pa fytyrën e vërtetë kriminale të shtetit Serb, ndërsa populli shqiptar vazhdimësinë e brutalitetit dhe politikës shfarosëse.

Urdhërdhënësit e kësaj masakre sot udhëheqin shtetin në Serbi, ndërsa ekzekutorët me në krye komandantin Goran Radosavljevic-Guri, strehohen nën mburojën direkte të Presidentit Aleksandër Vucic.

Komandanti i Reçakut, Radosavljevic është anëtar i bordit udhëheqës në partinë e Vucicit.

Pra nuk është rastësi që këtë masakër nga e cila u tmerrua bota e civilizuar, ta mohojnë udhëheqësit e shtetit serb.

Kjo është Serbia kriminale.

Gjenocidin ndaj nesh nuk do ta harrojmë asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat