VV përkujton masakrën e Reçakut, thirrje Qeverisë: Njih gjenocidin e Serbisë

Aktuale

VV përkujton masakrën e Reçakut, thirrje Qeverisë: Njih gjenocidin e Serbisë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 13:45
Aktivistët vendosën lule pranë selisë së Kryeministrisë, ndërsa mbanin në duar edhe një banderolë të madhe

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut të ndodhur më 15 janar 1999.

Aktivistët vendosën lule pranë selisë së Kryeministrisë, ndërsa mbanin në duar edhe një banderolë të madhe.

“Reçaku kërkon drejtësi. Institucionet e Shqipërisë duhet ta njohin zyrtarisht gjenocidin e Serbisë”, shkruhej në banderolë.

Vetëvendosje në Tiranë e bën të qartë se kërkon nga Qeveria dhe institucionet tjera shqiptare që të njohin gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.

21 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999 ndodhi një nga masakrat më të mëdha të luftës së Kosovës, ajo e Reçakut ku forcat ushtarake serb vranë mizorisht 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat