Edhe një zyrtar i LDK-së del pro koalicionit me VV-në

Aktuale

Edhe një zyrtar i LDK-së del pro koalicionit me VV-në

Nga: A.M. Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:12
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Anëtari i Kryesisë se LDK-së, Valon Murtezaj, ka thënë se Vetëvendosje duhet ti plotësojë qartë kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat janë të balancuara.

Për më tepër në postimin e tij në Facebook, ai është shprehur se  sado e vështirë të jetë arritja e marrëveshjes, zbatimi i marrëveshjes është puna më e vështirë.

Postimi i plotë:

Do të mund të listoja një varg të gjatë të arritjeve dhe defekteve për gjithë bashkëpunimin LDK-LVV, por interesimi im në këtë moment është arritja e marrëveshjes, dhe dhënia e mundesisë një bashkëqeverisjeje.

Eshtë normale dhe natyrale të kemi dilemat. Dilemat janë normale sepse ndikohen dhe jane për shkak të së kaluarës. Në krye të listës se dilemave janë disa simbolika dhe sjellje, që nuk janë vetëm simbolika dhe sjellje të thjeshta dhe pa peshë, por përkundrazi kanë peshë. Por kjo mbetet të shihet në periudhën në vijim.

Prandaj dua ti jap mundësinë një bashkëpunimi me shpresë per të berë gjëra të duhura për Kosovën. Gjithmonë mendoj eshtë më mirë ti japim përparësi, mundësisë dhe potencialit, para paragjykimit të suksesit apo mos-suksesit.

Nëse marrëveshja nënkupton një harmoni qoftë në mendim apo edhe në emocione, atëherë palët që synojnë të arrijnë një marrëveshje duhet të kenë kapacitetin të punojnë për ta arritur atë nivel të harmonisë dhe mirëbesimit, apo për ta elevuar nivelin së paku deri në masë të funksionalitetit.

Sado e vështirë të jetë arritja e marrëveshjes, jo gjithëherë arritja e marrëveshjes është puna më e vështirë. Përkundrazi, zbatimi i marrëveshjes është puna më e vështirë. Prandaj, palët duhet kujdesur shumë në secilën etapë. Nga përvoja në punë qeveritare mund të them që qeverisja është punë e vështirë dhe kërkon zgjidhje konfliktesh përditë. Kjo kërkon kapacitet për të bërë kompromise dhe marrëveshje secilën ditë.

Në gjithë këtë, komunikimi është, kryesor. Fjala është kryesore. Kur fjala, deklarata, komunikatat, mesazhet, video mesazhet, direkte apo indirekte, janë apo perceptohen si provokative atëherë kjo nuk ndihmon në marrëveshje.

Pozita e kryeministrit është kryesorja.

LDK-ja ka ofruar dhe duhet të ofrojë mundësinë e bashkëqeverisjes.

Vetëvendosje duhet ti plotësojë qartë kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat janë të balancuara.

Kosova dhe populli i saj ka nevojë për Qeveri funksionale dhe qeverisje të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat