Rrëfehet infermierja që ekzaminoi viktimat e Reçakut

Aktuale

Rrëfehet infermierja që ekzaminoi viktimat e Reçakut

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:51
Infermierja Mevlide Zymberi

Infermierja Mevlide Zymberi ka rrëfyer për përvojën dhe emocionet e saj si dëshmitare e masakrës së Reçakut e cila ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999 ku u vranë dhe u masakruan 45 shqiptar nga forcat policore serbe.

Infermierja Zymberi tregon se në vendin ku ishte kryer masakra në Reçak, kishin shkuar së bashku me Dr. Vezir Bajramin dhe infermieren tjetër Vlora Asllani. Atë ditë kishin pasur gjithsej 70 persona të plagosur.

“Më 16 Janar bëmë verifikimin (ekzaminimin ) e 45 të masakruarve duke përshkruar plagët vdekjeprurëse të secilit të vrarë një nga një ne vendin e ngjarjes në Reçak nga ora 9 deri në ora 11”, ka shkruar Zymberi në rrëfimin e saj.

Image

Rreth orës 11:00 kishte mbërritur edhe ambasadori i OSBE-së William Walker i cili i kishte kërkuar Dr. Bajramit që ta dërgonte tek trupat e pajetë në vendin ku ishte kryer masakra.

“Posa e ka parë Walkeri ngjarjen ka folur me mjekun, ju jeni mjek, i keni bërë ekzaminimin e kufomave ju e keni vlerësuar ngjarjen si masakër atëherë mua nuk më duhet asgjë tjetër veç këtë e shpalli ‘Masakër kundër njerëzimit’ ku aty për aty i kanë ngreh satelitët të gjitha agjencionet e huaja dhe e kanë dhënë lajmin tërë botës për çfarë kishin bërë serbët mbi popullatën e pafajshme në fshatin Reçak”, ka rrëfyer infermierja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat