Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në Reçak

Aktuale

Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në Reçak

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:58
Rrustem Berisha

Në 21–vjetorin e masakrës së Reçakut, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak ku dhe vendosen lule në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut, të masakruar nga ushtria serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Ministri Berisha dhe gjeneral Rama, gjatë vizitës takuan edhe familjarët e pranishëm, të cilëve ju shprehën ngushëllime duke çmuar lartë sakrificën e të rënëve..

Pas homazheve, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, u mbajtë Akademia Përkujtimore në përkujtim të martirëve dhe dëshmorëve
të Reçakut.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat