Berat Buzhala i gjen dy pika të dobëta të ofertave të LDK-së dhe VV-së

Aktuale

Berat Buzhala i gjen dy pika të dobëta të ofertave të LDK-së dhe VV-së

Nga: A.Zh Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:42
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, ka folur pas publikimit të ofertës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Buzhala ka thënë se pika e dobët e ofertës së LDK-së, është që po shkaktohet kaos me shkarkimin dhe emërimin e kryetarit të Kuvendit.

Ndërsa, për ofertën e VV-së, ai ka thënë se pikë të dobët ka rritjen e panevojshme të minstrive, përcjell Bota sot.

Buzhala në një postim në Facebook, ka thënë se dy palët janë shumë afër për arritjen e marrëveshjes.

Postimi i Buzhalës pa ndërhyrjen e redaksisë:

Rikapitullim:

LDK po i thote LVV'se qe deri te zgjedhet Presidenti, Kryetari i Kuvendit t'i kthehet LDK'se, kurse ministrite ndahen pese me pese sipas formules se arritur me heret. Kurse kur LDK ta merr Presidentin, ia kthen LVV'se Kryetarin e Kuvendit LVV'se.

LVV po thote qe ministrite ndahen 6-5 per LDK'ne, duke ia mundesu LDK'se me i pase ministrite kryesore, kurse per vete duke i marre Kryeministrit dhe Kryetarin e Kuvendit.

Sipas meje:

Pika e dobet e ofertes se LVV'se eshte qe po rriten pa nevoje ministrite, kurse pika e dobet e LDK'se eshte qe po shkaktohet kaos me shkarkimin dhe emerimin e Kryetarit te Kuvendit.

Megjithate palet jane shume afer dhe do te ishte mekat dhe budallaki qe te mos e arrijne marreveshjen, marre parasysh keto pozicione kaq te aferta. Perndryshe po me pelqen qe edhe LDK e boni oferten e vete publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat