Kraki ka një kritikë për ofertën e LDK-së, tregon si të zgjidhet çështja e koalicionit

Aktuale

Kraki ka një kritikë për ofertën e LDK-së, tregon si të zgjidhet çështja e koalicionit

Nga: G.B Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:43
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Profesori Nezir Kraki ka thënë se propozimi i LDK-së është korrekt por që e ka një paqartësi, se pse insiston që të merret kryetari i Kuvendit për kaq shkurt dhe pastaj t’i kthehet VV-së sërish, pasi të zgjedhet presidenti, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo është mungesë respekti për postet e larta dhe funksionin e tyre dhe më mirë LDK t’i marrë 6 ministri dhe presidentin dhe të mbyllet kjo temë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Propozimini LDK-së është korrekt por e ka një paqartësi (parimore):
- pse insistohet të merret kryetari i Kuvendit për kaq shkurt (deri te presidenti) dhe tani t’i kthehet prape VV-se...

Mendoj se është mungesë respekti për postet e larta dhe funksionin e tyre. Plus gjimnastikat politike janë sport i rendë për vende si Kosova.

Merreni nje ministri me shume se VV (ju 6 ata 4) plus presidentin dhe mbylleni kete teme se edhe neve na lironi fejsbukat

Nejse...nëse s’ka çka shtohet më, jam për marrëveshje kështu siç është propozuar nga LDK sepse të dyja palët dalin fituese.

Urime VV e LDK!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat