LDK përmes një oferte drejtuar VV-së, ka kërkuar që ndër postet tjera, ta ketë edhe postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin tashmë e ka Glauk Konjufca nga VV.
Këtë post e ka kërkuar derisa të zgjidhet presidenti nga LDK, përcjell Bota sot.
E lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka pyetur se pse LDK e ka votuar Glaukun në këtë pozitë.
“Një përgjigje na duhet: pse atëherë LDK votoi për Glaukun?” ka shkruar ai në Facebook.