Borel flet me telefon me Thaçin edhe Vuçiqin, paralajmëroi vizitat në Beograd dhe Prishtinë

Aktuale

Borel flet me telefon me Thaçin edhe Vuçiqin, paralajmëroi vizitat në Beograd dhe Prishtinë

Nga: F. B. Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:58
Përfaqësuesi i lartë i BE-së Borel

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Borel ka paralajmëruar vizitë së shpejti në Prishtinë edhe Beograd, ndërkohë që ka fol në telefon me presidentin Vuçiq dhe ka përshëndetur përcaktimin e Serbisë për ruajtje të paqes, shkruan “Novosti”,  transmeton “Bota Sot”.

Biseda mes Vuçiq dhe Borel është konfirmuar zyrtarisht, ku është konfirmuar edhe paralajmërimi për vizitë në rajon të përfaqësuesit të lartë të BE-së me qëllim të shihet mundësia e vazhdimit të dialogut.

Vuçiq sipas “Novosti” ka njoftuar Borel për politikën e paqes edhe stabilitetit dhe gatishmërinë e vazhdimit të dialogut, nëse hiqet tarifa ndaj mallrave serbe, që përveç ekonomisë së Serbisë dëme i ka sjell edhe popullit serb në Kosovë.

Ai i ka quajtur tarifat si kundër-civilizuese dhe në kundërshtim me normat dhe rregullat evropiane të qarkullimit të lirë të mallrave, ndërkohë që ka kërkuar nga institucionet edhe vendet anëtare që të mbajnë qëndrimin për heqjen e tarifës  në mënyrë që të vazhdoj dialogu.

Borel mësohet se ka përshëndetur qëndrimin serb për paqe e stabilitet dhe ka njoftuar presidentin serb për hapat e mëtutjeshëm në procesin e reformave në rrugën e integrimit evropian si dhe në planin strategjik të BE-së për zgjerim.

Sipas Tanjug, Borel ka biseduar përmes telefonit edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Zyrtari i lartë i Brukselit me marrjen e detyrës ka marr edhe rolin e ndërmjetësit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit detyrë kjo që kryhej nga Federika Mogerini.

Borel ka nënvizuar se një nga prioritetet e punës së tij në këtë post do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat