Kolonel Ahmet Krasniqi kujtohet në ditëlindjen e tij, Zemaj: Heronjtë kanë vetëm një datë, atë të lindjes dhe meritës së përjetësisë

Aktuale

Kolonel Ahmet Krasniqi kujtohet në ditëlindjen e tij, Zemaj: Heronjtë kanë vetëm një datë, atë të lindjes dhe meritës së përjetësisë

Nga: N.H Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:30
Armend Zemaj tek varri i Kolonel Ahmet Krasniqit

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka vizituar varrin e kolonel Ahmet Krasniqit, i cili sot do t'i mbushte 72 vjet.

Deputeti Zemaj së bashku me oficerë dhe ushtarë të FARK-ut kanë bërë nderime te varri i kolonel Krasniqit.

Zemaj me këtë rast ka thënë se heronjtë kanë vetëm një datë, atë të lindjes dhe meritës së përjetësisë.

Kujtojmë se kolonel Ahmet Krasniqi është lindur më 15 janar 1948, në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë.

Ja shkrimi i Zemajt:

Heronjet kanë vetem një datë, atë të lindjes dhe meritës së përjetësisë. Në nderim të vepres suaj madhore sot të kujtojnë kolegët tuaj, gjithmonë për nderimet e kujtimet më të mira.

Lavdi, komandant i përgjithshëm, Lavdi Minister dhe baca jonë!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat