Zeka: Sinjalet janë të këqija, Vjosa në pozicion të vështirë

Aktuale

Zeka: Sinjalet janë të këqija, Vjosa në pozicion të vështirë

Nga: G.B Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:22
Milaim Zeka

Ish deputeti Milaim Zeka, ka thënë se Vjosa Osmani është në pozitë vështirë dhe se në pozitë të tillë ka qenë edhe vetë ai në Nisma, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ai ka pasur vota më së shumti pas Fatmir Limajt, por që si ka bërë përshtypje askujt në parti, por që as atij nuk i ka interesuar asnjëherë ajo parti.

Ai ka thënë se Vjosa gjendet në pozitë si të tij, por që nuk e di se a i intereson asaj LDK-ja.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Une kam qene ne pozicionin e Vjosa Osmanit

Dikur, kur isha brenda strukturave te Nismes, kam qene njeriu me i votuar pas Fatmir Limes, po kjo nuk i ka bere pershtypje as kryetarit te partise, as shumices te hajduteve te kryesise. Kryetari, ne njefare mase, eshte munduar te luaje rolin mire me mu, mire me ata.
Nejse, mu kurr palla hanger per Nismen nuk me ka.

Vjosa eshte ne pozicionin tim, ama nuk e di se sa i hane palla per LDK ne?! Signalet jane te keqija. Vjosa eshte ne pozicion te veshtire...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat