Hakmarrja e UÇK-së për masakrën e Reçakut: Dy ditë më vonë vranë zv/komandantin serb

Aktuale

Hakmarrja e UÇK-së për masakrën e Reçakut: Dy ditë më vonë vranë zv/komandantin serb

Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. Tani, kur bëhen 20 vjet nga masakra, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.

Në Kosovë pas luftës së vitit 1999 kanë qenë 48 gjykime për krime lufte në të cilat janë dënuar 34 shqiptarë, 4 serbë dhe një malazez. Kështu thuhet në publikimin e botuar “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”, të cilin e përgatiti Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës (FDH).

Sipas këtyre të dhënave, serbët e përfshirë në masakrën e Reçakut dhe masakrat tjera në Kosovë kanë mbetur të pandëshkuar.

Në mesin e kriminelëve kryesorë që kishin marrë pjesë në këtë masakër ishte edhe Miro Mekiq, zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Shtime.

Mirëpo, ishin forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që u hakmorrën për masakrën e Reçakut. Ushtarët e UÇK-së dy pas masakrës vranë Mekiqin, më 17 janar 1999.

Të kujtojmë se në mesin 17 të dyshuarve për masakrën e Reçakut kishte policë, të rinj serbë që ende ishin nxënës, punëtorë, inxhinier të pylltarisë, dhe automekanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat