Bahtiri publikon foto me Vjosa Osmanin, ka një mesazh për LDK-në

Aktuale

Bahtiri publikon foto me Vjosa Osmanin, ka një mesazh për LDK-në

Nga: G.B Më: 15 janar 2020 Në ora: 18:51
Agim Bahtiri dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se LDK duhet sa më parë të pajtohet që të ketë koalicion me VV-në dhe ta çojë në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim, përcjell Bota sot.

Derisa ka publikuar një foto me Vjosa Osmanin në Facebook, ai ka thënë se edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK0-së duhet të jenë konstruktiv sikurse ajo, e cila po punon për ta jetësuar këtë marrëveshje.

Sa i përket postit të kryeparlamentarit, ai ka thënë se është fakt i kryer dhe LDK e ka votuar vetë.

Postimi i tij i plotë:

LDK-ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV-në, duke çuar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë më 6 tetor.

Edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti.

Tashmë është fakt i kryer posti i kryeparlamentarit, të cilin vet LDK-ja e ka votuar dhe çdo kërkesë në këtë drejtim do të pengon seriozisht çfardo bashkëpunimi.

AB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat