Bislimi: LDK është e privilegjuar, ne nuk kemi pranuar që LDK t’i ketë dy pozitat kryesore

Aktuale

Bislimi: LDK është e privilegjuar, ne nuk kemi pranuar që LDK t’i ketë dy pozitat kryesore

Më: 15 janar 2020 Në ora: 21:37
Besnik Bislimi

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka deklaruar se bisedimet me LDK nuk janë të lehta, por që në Kosovë nuk ka pasur kurrë bisedime të mirëfillta për ndërlidhje të koalicionit dhe se sipas tij duhet mësuar me këtë proces.

“Edhe në Gjermani kur dy partitë kryesore kanë negociuar për koalicion ato zgjatën mbi tre muaj është e pritshme që përgjatë rrugës të dalin pengesa. Disa kalohen më lehtë, disa kërkojnë më shumë kohë, por mendoj se më me rëndësi është një marrëveshje e mirë sesa një e shpejtë. Edhe bisedime tepër programin kanë zgjatë, është më e lehtë të diskutohen për dy platforma pra programi e të shikohen pikat e përafrimit në mes prioriteteve të dy subjekteve, kështu që ka qenë absurde me pas aty pakënaqësi të llojit të cilat po shfaqen tani.Aty kemi mund të shtyhemi të çështja e shtesave për fëmijë, te fondi sovran por nuk ka pasur asgjë personale, vetëm pikat programore. Ne hymë në zgjedhje me idenë që t’i fitojmë ato. Zgjedhjet e 6 tetorit patën synim definimin e përbërjes së 120 deputetëve në Kuvend, e pastaj me e nxjerr qeverinë. Meqenëse kemi pasur një fitues dhe dy të parët kanë dashur të bashkëqeverisin.Ne kemi qenë afër, më pas është përkthy në një ndarje të barabartë qeverisëse. Ndarja e pushtetit nuk është e barabartë, LDK është e privilegjuar. Ne nuk kemi pranuar që LDK t’i ketë dy pozitat kreysore.Nuk mundesh mi pas dy, e në të njëjtë kohë me synu presidentin”, tha Bislimi në Pressing .

Ai tha gjithashtu se kanë qenë të interesuar të ndërtojnë qeverisje, ashtu siç kanë qenë edhe pritjet e qytetarëve.

“Ne diskutojmë për një personalitet, për figurën më të lartë të shtetit, i kemi vuajtur pasojat tek zgjedhja e Thaçit si shembulll më të mirë s’mundemi me nxjerrë.Subjektit të dytë nuk i takojnë dy pozitat e para dhe kështu kemi thënë që nga fillimi. Problemi tek kërkesa për të trajtuar presidentin ka qenë se në njëfarë mënyrë e kemi interpretu si zhvendosje të demokracisë nëse ne vendosim tash për një proces që ka me ndodhë në të ardhmen dhe i limitojmë opsionet deri në maksimum. Nëse tash nxjerrim një zotim sepse për neve në fakt nuk është vetëm zotim., atëherë pse s’po mund të kalohet.  Kur them zotim s’them kënd kemi me e ul aty, por po e them zotimin.Për me mund me u zgjedh një president duhet të dalin dy propozime, nëse ne kemi dhënë zotimin s’mund të nxjerrim kandidat tjetër, që i bie 60 deputetë duhet me nxjerrë një emër e duhet me ardh një tjetër nga pjesa tjetër, pra 30 tjerë me propozim të tyre. Pra s’është problem i numrave.Ne kemi tregu gatishmëri me kalu këtë urë në atë moment kur LDK thotë po kjo është pozitë që më intereson, tjetra nuk më intereson”, shtoi Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat