LDK vs Vetëvendosje: 5 gjërat që duhet t’i dini nga paraqitjet e sontme televizive

Aktuale

LDK vs Vetëvendosje: 5 gjërat që duhet t’i dini nga paraqitjet e sontme televizive

Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:09
Abdixhiku, Haxhiu dhe Aliu

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, brenda 24 orësh, kanë ‘hedhur’ në opinion ofertat që ato ia kanë dërguar njëra-tjetrës para disa ditësh. Në ofertën e Vetëvendosjes, që kjo parti e publikoi dje, thelbi ishte te rritja e numrit të ministrive (nga 12 në 14), me kushtin që Kryeparlamentari t’i mbetet Vetëvendosjes. Ndërkaq, në ofertën e LDK-së, kjo parti, e kërkon postin e Kryeparlamentarit derisa në zgjedhjen e Presidentit të ri. E refuzon propozimin e VV-së për rritjen e numrit të ministrive.

Publikimi i këtyre ofertave /propozimeve, duket se ka larguar edhe më shumë të dy partitë politike. Përfaqësues të të dyja partive, sonte kanë qenë të ftuar në disa nga televizionet tona.

Këto janë disa nga gjërat që duhet t’i dini nga paraqitjet e sontme televizive nga ‘kampi’ i VV-së dhe ai i LDK-së. E ndër kryesoren, po ua tregojmë në këtë fjali: Vetëvendosje nuk e pranon ofertën e sotme të LDK-së. 

Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu, kanë qenë të prerë: Vetëvendosje nuk e kthen postin e Kryeparlamentarit. Arsyetimet: sipas tyre, nuk munden tash Albin Kurti dhe Isa Mustafa të ulen në tavolinë, e të merren vesh për shkarkimin e një personi që e ka votuar Kuvendi.

Haxhiu dhe Aliu për postin e Presidentit: Albulena Haxhiu nënkupton se partia e saj është hatruar në LDK-në, kur kjo e ka kërkuar postin e Kryetarit të Kuvendit, pasiqë sic tha ajo, gjatë bisedimeve në grupet punuese, ‘LDK ka folur më shumë për postin e Presidentit’.

Keqardhja e Vetëvendosjes për rritjen e numrit të ministrive: Eksponentë të Vetëvendosjes, që prej kur u bë publike oferta për rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14, kanë nisur ‘viktimizimet’ në paraqitje publike, sikur ‘kanë shkelur një premtim para qytetarëve’. “Por  do t’i bartim pasojat’. Kështu, tha Liburn Aliu.

Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK e ka votuar Glauk Konjufcën me arsyen që Vetëvendosje do të vazhdojë e vetme, e jo t’i vazhdojnë negociatat. Abixhiku, tha se ‘nuk ka më kuptim që të ketë takime mes zotit Kurti e z. Mustafa’, nëse ai takim sërish do të rezolunte pa marrëveshje.

Lumir Abdixhiku ka thënë se ‘në Kosovë është krijuar një opinion që vetëm Vetëvendosja gjithmonë e ka mirë dhe ka të drejtë’. ‘Unë nuk kam marrë vota nën siglën e Vetëvendosjes, unë kam marrë vota nga elektorati i LDK-së. Andaj, thotë z. Abdixhiku, LDK nuk e ka me cdo kusht koalicionin me Vetëvendosjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat