Pasi Vetëvendosje refuzoi ofertën e fundit, vjen reagimi i deputetit të LDK-së

Aktuale

Pasi Vetëvendosje refuzoi ofertën e fundit, vjen reagimi i deputetit të LDK-së

Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:41
LDK

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixihiku, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të humbte një mundësi të madhe nëse refuzon ofertën e LDK-së.

Abdixhiku tha se ditën kur është zgjedhur Glauk Konjufca në krye të Parlamentit të Kosovës i shkaktoi një plagë të madhe besueshmërisë së LDK-së.

Madje ai tha se deputetët te PDK-së e dinin para tyre se VV do të propozonte Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Abdixhiku ka thënë se refuzimi i Vetëvendosjes ndaj ofertës së LDK-së do të ishte një humbje e madhe e mundësisë për të bashkëpunuar.

“Ne kemi humbur shumë në entuziazmin publike që duhet të ishin 100 ditët e para të një qeverie të shpresës. Vetëvendose nëse e refuzon këtë ofertë jo vetëm që do të humb mundësinë e kryeministrit, por e humb edhe një partnerë që një kohë të gjatë e kanë ndërtuar gjatë kohës së qëndrimit në opozitë”, tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat