Dorëheqjet e fundit të VV-së – Lumir Abdixhiku tregon kërkesën unike të VV-së ndaj LDK-së

Aktuale

Dorëheqjet e fundit të VV-së – Lumir Abdixhiku tregon kërkesën unike të VV-së ndaj LDK-së

Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:51
Lumir Abdixhiku

Duket ironike, por e vetmja marrëveshje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes që është arritur deri më tani është ajo që të mos publikohen detajet nga takimet mes dy partive politike. Përkundër kësaj, kjo marrëveshje nuk është duke u respektuar nga VV-ja, sipas Lumir Abdixhikut.

Anëtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nxjerrja e detajeve nga takimet mes LDK-së dhe VV-së po bëhen nga dashakeqësit dhe se nuk po i ndihmojnë aspak marrëveshjes.

“Në pjesën e diskutimeve nuk nxjerrën detajet në publik, po them ose është naivitet ose është dashakeqësi, në të dy rastet nuk i shërben arritjes së marrëveshjes, po të donim në të nxirrnim informacione të diskutimeve do ta bënim”, ka thënë Abdixhuku.

Ai ka thënë se Vetëvendosja ka kërkuar që detajet e bisedimeve mos të bëhet publike pas përvojave të këqija me ish-anëtarët e saj dhe këtë marrëveshje e ka pranuar LDK-ja.

“Por ne kemi pasur një marrëveshje në ditën e parë të shtruar nga pala tjetër. Na është kërkuar që një marrëveshje nuk është përfundimtare deri të merremi vesh në fund. Dy, ju lutem për shkak të përvojave të këqija që i ka pasur Vetëvendosja me njerëzit brenda pasi që më vonë i nxirrnin videot nëpër studio televizive, ‘a mund të mos i bëjmë publike diskutimet e këtushmit’, i kemi thënë po”, ka thënë Abdixhiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat