Hamza: PDK-ja mbetet në opozitë, jemi të gatshëm edhe për zgjedhje - Bota Sot
Hamza: PDK-ja mbetet në opozitë, jemi të gatshëm edhe për zgjedhje

Aktuale

Hamza: PDK-ja mbetet në opozitë, jemi të gatshëm edhe për zgjedhje

Më: 15 janar 2020 Në ora: 23:58
Bedri Hamza

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja ky subjekt parlamentar i mirëpret.

Gjithashtu, ai theksoi se PDK-ja ka deklaruar më parë që do të jenë në opozitë.

“Unë jam i sigurt që Kadri Veseli ka vendosur standarde të reja ende pa dale zyrtarisht rezultatet zgjedhore. Ai ka deklaruar që PDK-ja ka mbetur në opozitë”.

“Kjo është besoj në dobi të vendit e kemi pranuar rezultatin dhe kemi deklaruar që do të jemi në opozitë. Deri tani me asnjë veprim tonin nuk i kemi penguar partitë që pritet të formojë qeverinë”.

“Ne presim që partia e parë të jep rezultate nëse vjen një situatë që vendi të shkojë në zgjedhje, ne jemi të gatshëm për këtë opsion”.

“Nëse janë këto zgjedhje ne do të punojmë më shumë që të rifitojmë elektoratin e humbur në disa Komuna si Prizreni”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat