Kryeministri Ramush Haradinaj, ftohet në SHBA për “Lutjet e Mëngjesit”

Aktuale

Kryeministri Ramush Haradinaj, ftohet në SHBA për “Lutjet e Mëngjesit”

Më: 16 janar 2020 Në ora: 00:27
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj së shpejti do të udhëtoj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka marrë ftesë për “Lutjet e Mëngjesit”, që do të zhvillohet më 6 shkurt, ceremoni kjo ku marrin pjesë politikanë dhe personalitete publike nga vende të ndryshme të botës.

Media e ka parë ftesën që i ka ardhur Haradinajt, në emër të dy anëtarëve të Kongresit Amerikan.

Ky aktivitet po zhvillohet për herën e 68-të, i cili mbahet rregullisht të enjten e parë të muajit shkurt të çdo viti, duke u shndërruar tashmë në traditë të promovimit të vlerave njerëzore, paqes, dashurisë dhe miqësisë në botë.

Ceremonia e Mëngjesit të Lutjeve drejtohet nga presidenti i SHBA-ve dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat