Prokuroria ankohet ndaj vendimit të gjykatës për kërcënuesin e Drita Hajdarit

Aktuale

Prokuroria ankohet ndaj vendimit të gjykatës për kërcënuesin e Drita Hajdarit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:33
Drita Hajdari

“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”, “Oj k**** se ski ti faj jo, po ne si popull se u duft me ardhe met ngre mas vetures teri sa te del bre idijote me gjithe keta tjeret”. “Jo linqime po duhet me te vjerr mori kriminele”, janë kërcënimet që ka marrë të shtunën e 11 janarit prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari.

Për këto shprehje Hajdari i është drejtuar Stacionit të policisë në Prishtinë për të raportuar rastin.

Brenda pak orësh ishte arrestuar i dyshuari me ç’rast tanimë Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë një vendim.

Laureta Ulaj, zyrtare për informim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për IndeksOnline ka thënë se prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për kërcënuesin.

Mirëpo, vendimi nga Gjykata është marrë për ndalimin e tij, që t’i ndalohet afrimi prokurores speciale, Drita Hajdarit.

“Lidhur me personin në fjalë, prokurori i çështjes së Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykata ka vendosur ndalimin për t’iu afruar personit të caktuar”, ka thënë Ulaj.

Ulaj ka bërë të ditur se prokurori i çështjes, ka paraqitur ankesë për kundërshtimin e caktimit të masës së paraburgimit.

Prokurorja, Drita Hajdari ishte prokurore në rastin “Pronto”, ku kishte akuzuar, Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin, Ilhami Gashin, Xhavit Dakajn, Fatmir Shurdhajn, Sadat Gashin, Ismet Nezirajn, Rexhë Abazin, Nijazi Kryeziun dhe Arbenita Pajazitin.

Gjatë kësaj interviste prokurorja ka treguar se pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, menjëherë filloi linçimi nga siç i quajti ajo shërbëtorët e klanit “Pronto”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat