Dy thirrje të reja nga Gjykata Speciale, njëri është vëlla i dëshmorit

Aktuale

Dy thirrje të reja nga Gjykata Speciale, njëri është vëlla i dëshmorit

Nga: A.M. Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:28
Hysni Gucati

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se Gjykata Speciale ka vazhduar me fesa të reja për ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Abedin Daka dhe Sherif Tahiri janë ftuar nga kjo gjykatë.

Ndryshe, Abedin Daka është vëllai i dëshmorit Mirush Dakës.

Postimi i plotë

Sot u njoftova se kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës Drenas, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës.

Ndihem krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së.

H.G

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat