Nënkryetarja e VV-së reagon ndaj LDK-së: Nuk është pritur që të ngatërrojë zgjedhjet parlamentare me zgjedhjen e presidentit - Bota Sot
Nënkryetarja e VV-së reagon ndaj LDK-së: Nuk është pritur që të ngatërrojë zgjedhjet parlamentare me zgjedhjen e presidentit

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së reagon ndaj LDK-së: Nuk është pritur që të ngatërrojë zgjedhjet parlamentare me zgjedhjen e presidentit

Nga: G.B Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:13
VV

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se është i dhimbshëm fakti se propozimi i tyre për ndarjen e posteve që nga fillimi ishte plotësisht i balancuar, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se ata e kanë refuzuar dhe nuk është pritur nga një parti që e quan veten instistucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet Parlamentare me zgjedhjen e Presidentit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ajo që është e dhimbshme tani, është fakti se propozimi nga ana jonë për ndarjen e posteve që nga fillimi i negociatave ishte plotësisht i balancuar, përfshi edhe një figurë, siç po e quajnë përfaqësuese. Pra, respektim i konstituimit të institucioneve që burojnë nga zgjedhjet dhe vullneti qytetar, Kuvendi dhe Qeveria.
Por, JO! Refuzim.
Kërkesa për President konsensual, kur vjen koha, ishte e papranueshme për palën tjetër!
Pra, as nga VETËVENDOSJE e as nga LDK, por një qytetar me përkrahje të gjerë.
Nuk është pritur nga një parti që e quan veten instistucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet Parlamentare me zgjedhjen e Presidentit, meqenëse dallojnë në thelb dhe nuk është koha.
(Mos)#marrëveshja

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat