Fazli Hoxha: LV-ja dhe LDK-ja po frikësohen të marrin përgjegjësi

Aktuale

Fazli Hoxha: LV-ja dhe LDK-ja po frikësohen të marrin përgjegjësi

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:41
Fazli Hoxha

Anëtari i Kryesisë se Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në për mosformimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Hoxha ka thënë se qytetarët e Kosovës tashmë e kanë parë se Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk janë zgjidhja e duhur për vendin. Sipas tij këto dy parti janë duke u frikësuar të marrinë përgjegjësi për formimin e institucioneve.

Ai ka theksuar se Kosova do të ishte me institucione po t’i kishte fituar zgjedhjet PAN-i.

“LV dhe LDK thoshin para zgjedhjeve se janë ndryshe nga partitë e PAN-it, janë ndryshimi për qytetarët e Kosovës, por në fakt po del tash se nuk qenkan ndryshimi por bllokuesit që frikësohen të marrin përgjegjësi për formimin e institucioneve në momentet kur Kosovën e presin shumë tema të mëdha. Qytetarët tash e tre muaj po shohin se zgjidhja nuk ishit ju. Presidenti i vendit duhet të luaj një rol edhe më të madh në këtë situatë në të cilën gjendet vendi. Të mos zgjatët me tutje kjo lojë e LV-së dhe LDK-së, sepse humbësit më të mëdhenj do të jenë qytetarët. Po të ishte PAN-i tash do t’i kishim institucionet e reja”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat