Latifi: Negociatat mes VV-së dhe LDK-së si seriali i famshëm

Aktuale

Latifi: Negociatat mes VV-së dhe LDK-së si seriali i famshëm

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:58
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Profesori Blerim Latifi është tallur me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, për negociatat për arritjen e koalicionit qeverisës.

Latifi ka krahasuar negociatat mes këtyre partive me serialin “Mahmutovitët e Rexhepovitët”, në të cilin dy familje kalojnë gjithë kohën herë duke e sharë, fyer e kërcënuar njëra tjetrën, e herë duke këmbyer mesazhe vëllazërie e bashkëjetese, përcjell Bota sot.

Postimi i Latifit në Facebook:

Menjëherë pas luftës ka pas qenë një serial televiziv në Kosovë i quajtur “Mahmutovitët e Rexhepovitët”, me kryeprotagonistë Xhevat Qenën, tanimë i ndjerë, dhe Adem Mikullovcin.

Dy familje e kalojnë gjithë kohën herë duke e sharë, fyer e kërcënuar njëra tjetrën, e herë duke këmbyer mesazhe vëllazërie e bashkëjetese.

Këto negociatat midis VV-së dhe LDK-së kanë filluar t’i ngjajnë këtij seriali, krejtësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat