552 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Ramush Haradinaj: Gjenerali që i sfidoi superfuqitë e kohës

Aktuale

552 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Ramush Haradinaj: Gjenerali që i sfidoi superfuqitë e kohës

Nga: V.R Më: 16 janar 2020 Në ora: 16:06
Ramush Haradinaj

Të premtën bëhen 552 vite që kur ndërroi jetë heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, me ç’rast kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është përulur tek shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë duke shkruar se gjenerali që sfidoi superfuqitë e kohës.

Postimi plotë:

Me 17 janar 1468, pushoi së rrahuri zemra e themeltarit të Shqipërisë, kryeprincit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjenerali që sfidoi superfuqitë e kohës, është gjithmonë frymëzimi për secilin që ndjehet shqiptar.

Vepra e tij gjithmonë ndezi shkëndijat e kryengritjeve për liri.

Lum shqiptarët që e kishin.

Lavdi e përjetshme!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat