E thotë gazetari njohur: Kadri Veseli t’i falënderon LDK-në dhe VV-në

Aktuale

E thotë gazetari njohur: Kadri Veseli t’i falënderon LDK-në dhe VV-në

Nga: V.R Më: 16 janar 2020 Në ora: 16:28
Kadri Veseli

Takime të njëpasnjëshme, nuk sollën ndonjë rezultat konkret në mes të LDK-së dhe VV-së, për arritjen e një marrëveshjeje, me ç’rast do të krijohej dhe qeveria e re.

Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi, u shpreh PDK-ja në katër palë zgjedhje ka dalë partia e parë, por vetëm në dy qeveri ka patur kryeministrin.

Sipas tij, po të ngulte këmbë për pushtet, PDK-ja shumë më herët do të dilnin në opozitë.

Postimi plotë:

Ani kur po çuditen pse PDK është në pushtet që nga viti 2007!

Se e ka kuptuar se pushteti nuk është vetëm posti i kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit. Pushteti është qeveria, të qenit në ekzekutiv ku merren vendimet.

PDK-ja (me koalicione parazgjedhore) në 4 palë zgjedhje ka dalë partia e parë, por vetëm në 2 qeveri e ka pasur kryeministrin. Nëse do të ngulnin këmbë në rezultat zgjedhor sigurisht se shumë më herët do të dilnin në opozitë.

Kurse LVV dhe LDK më të rëndësishme sot po e shohin një grimë pushtet të mos ia japin njëra-tjetrës se sa dërgimin e PDK-së në opozitë.

Në fakt, ironia është që edhe kur PDK-ja i humbi zgjedhjet dhe tha se po kalon në opozitë, LVV dhe LDK, me veprimet shpirtngushta po duan t’ia zgjasin jetën në pushtet.

E kur jemi te letrat, një letër falëmnderuese do të duhej t’ua dërgonte Kadri Veseli të dyjave nëpër selitë e partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat