Fermerët me mundësi të sigurimit të produkteve bujqësore në kompani sigurimi

Aktuale

Fermerët me mundësi të sigurimit të produkteve bujqësore në kompani sigurimi

Nga: G.B Më: 16 janar 2020 Në ora: 16:28
Pamje nga takimi

Së shpejti, fermerët në Kosovë do të kenë mundësi që të sigurojnë produktet e tyre bujqësore, tek kompanitë e sigurimit në Kosovë, përcjell Bota sot.

Për këtë është diskutuar sot nga drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, gjatë takimit me përfaqësuesit e IFC-së.

Njoftimi i plotë në Facebook:

Sot, me përfaqësuesit e IFC-së kemi diskutuar implementimin e mëtutjeshëm të Projektit të Sistemit të Sigurimeve Bujqësore në Kosovë për vitin 2020, ku së shpejti fermerët do të kenë mundësinë që të sigurojnë produktet e tyre bujqësore tek kompanitë e sigurimit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat