Konjufca: Do të bëjmë të pamundurën që t’i zbardhim fatin e të të pagjeturëve

Aktuale

Konjufca: Do të bëjmë të pamundurën që t’i zbardhim fatin e të të pagjeturëve

Nga: V.R Më: 16 janar 2020 Në ora: 17:08
Glauk Konjufca në ambientet e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka mirëpritur në zyret e Kuvendit sot një delegacion nga organizata “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.

Konjufca, u shpreh se nuk mund të thuhet se është bërë mjaft në angazhimin për të ndriçuar fatin e të pagjeturëve.

Nisur nga kjo, Konjufca, theksoi se në çdo rrethanë do të kërkojmë zbardhjen e fatit të tyre.

Postimi plotë:

Pata nderin të takoj sot përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.

Nënat gjakovare përsëritën kërkesën e tyre për angazhim edhe më të madh të institucioneve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, si dhe shtruan nevojën për rregullim më të mirë ligjor lidhur me mbështetjen instituconale për familjet e të pagjeturve.

Konstatuam se asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft në angazhimin për të ndriçuar fatin e të pagjeturve.

Në çdo rrethanë, do të kërkojmë me ngulm zbardhjen e fatit të tyre. Kurrë nuk do pushojmë së kërkuari që të gjithë kriminelët e luftës të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të japë llogari për krimet e kryera në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat