Maloku i reagon Skender Hysenit, e quan ish-ministër që ndihmoi krimin

Aktuale

Maloku i reagon Skender Hysenit, e quan ish-ministër që ndihmoi krimin

Më: 16 janar 2020 Në ora: 19:27
Flamur Maloku, Albin Kurti

Profesori universitar, Flamur Maloku i cili është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të Skender Hysenit nga LDK, i cili në vazhdën e tensioneve mes këtyre dy partive, ashpërsoi gjuhën duke i quajtur sharlatanë zyrtarët e kësaj partie.

Maloku ka kujtuar kohën kur Skender Hyseni ishte Ministër i Brendshëm, kohë kjo kur mijëra qytetarë u larguan nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë.

Sipas Malokut, Hyseni jo vetëm që nuk arriti ta luftojë krimin por pushteti pjesë e së cilës ishte vështirësoi jetën e qytetarëve të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Skender Hyseni i paska quajtur “sharlatanë” zyrtarët e VV-së. Kush? Një ish-ministër që do të duhej ta luftonte krimin dhe jo ta ndihmonte siç edhe e ndihmoi.

Gjatë mandatit të tij u larguan mijëra qytetarë nga Kosova, për një jetë më të mirë.

Pushteti i tij vështirësoi jetën e rinisë sonë.

Për çfarë po flet zotëri? Për çfarë? Për demagogjinë dhe egoizmin tënd për pushtet? Harroje! Fryma e re antikrim erdhi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat