Bahtiri: Edhe nëse shkojmë 20 herë në zgjedhje, LVV kërkon koalicion vetëm me LDK-në - Bota Sot
Bahtiri: Edhe nëse shkojmë 20 herë në zgjedhje, LVV kërkon koalicion vetëm me LDK-në

Aktuale

Bahtiri: Edhe nëse shkojmë 20 herë në zgjedhje, LVV kërkon koalicion vetëm me LDK-në

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:53
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se LDK ishte më shumë e interesuar për Ministrinë e Brendshme pasi ajo ofron mundësi të mëdha për punësime.

Bahtiri, në “Debat Plus”, ka thënë se Vetëvendosje nuk ka pasur qëllim të merr presidentin e as kryeparlamentarin por sipas tij ky i fundit u është imponuar.

Ai thotë se në takimin që ka pasur me Agim Veliun i ka propozuar që në vend të kryetarit të Parlamentit, Vetëvendosje LDK-së do t’i jepte Ministrinë e Jashtme dhe në këtë mënyrë palët të ishin të barabarta me pozita.

I pari i Mitrovicës thotë se këtë ofertë Veliut ia ka bërë derisa VV po mbante mbledhje të Këshillit Drejtues dhe sipas tij Kurti ka pasur njohuri për këto lëvizje.

Bahtiri thotë se zgjedhja e Konjufcës është punë e përfunduar dhe se nuk ka më kthim mbrapa.

Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se LDK ka kërkuar Ministrinë e Brendshme për shkak të mundësive të mëdha që kjo ministri ofron për punësimin e njerëzve jo për të luftuar krimin e korrupsionin.

Kryetari i Mitrovicës thotë se të gjitha partitë tjera janë të interesuar për të bërë koalicion me Vetëvendosjen por se këta të fundit nuk duan një gjë të tillë.

“Unë kam thënë se edhe nëse shkojmë 20 herë në zgjedhje ne do të kërkojmë që LDK të jetë partneri ynë”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat