Geci: Kjo është arsyeja e vërtetë pse LDK-ja votoi Glauk Konjufcën, ja çka mendoi partia e Mustafës

Aktuale

Geci: Kjo është arsyeja e vërtetë pse LDK-ja votoi Glauk Konjufcën, ja çka mendoi partia e Mustafës

Nga: D.RR Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:01
Gani Geci

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, në një postim në Facebook ka shkruar se LDK-ja e votoi Glauk Konjufcën për t’i përmbushur obligimet kushtetuese, pasi që menduan se Vetëvendosje e ka gjetur një tjetër partner nga partitë shqiptare për të qeverisur vendin.

Sipas tij, diskutimi i serishëm për postin e Kryetarit të Kuvendit, është i drejtë për të dalë një marrëveshje mes dy partive.

Ai thotë se LDK-ja do t’ia kthejë kryeparlamentarin Vetëvendosjes, pas një viti.

Postimi i plotë:

LDK për ti përmbushur obligimet kushtetuese e votoj Glauk Konjufcën Kryetar të Kuvendit sepse LDK menduan se VV ka gjetur një tjetër partner nga partitë shqiptare për të qeverisur vendin.
Pas zgjedhjes pa marreveshje dhe të njëanshme të Glauk Kojufcës për kryetar kuvendi, LVV prap kërkoj të bisedoj me LDK për formimin e qeverisë dhe formimi i qeverisë nuk është obligim kushtetues i partis së dytë pra është vullnet dhe besim që arrihet me marrëveshjen politike mes atyre që dëshirojnë të qeverisin bashkë.
LDK nuk po kërkon shkarkimin e Konjufcës por zëvendësimin e tij për një vit dhe pas një viti Konjufca me mundësi reale do të jetë kryetar i Kuvendit edhe për 7 vjet.
Atëhere për hir të Republikës së Kosovës në emër të së cilës thirret më së shumti VV do duhej ta bëj këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat