Bahtiri LDK-së: Glaukun nuk e japim, kjo punë ka përfunduar për tërë jetën

Aktuale

Bahtiri LDK-së: Glaukun nuk e japim, kjo punë ka përfunduar për tërë jetën

Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:22
Agim Bahtiri

Agim Bahtiri i VV’së ka thënë se pozita e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës ka përfunduar si proces duke aluduar se kërkesa e LDK’së për këtë pozitë është hedhur poshtë nga ana e VV’së.

“Ky proces ka mbaru për tërë jetën nuk asnjë gjasë që të lëvizë ky proces”, ka thënë ai.

Tutje Bahtri ka thënë se Kuvendi është institucioni më i lartë në vend dhe se nuk duhet siç thotë ai të “luhet para 3 jave po ta votojmë dhe pas tri jave po e shkarkojmë dhe tani kur ta votoni presidentin tonë po ja kthejmë”.

Ai ka thënë se kjo kërkesë është e ulët nga ana e LDK’së.

“Kjo është një ulje aq e ulët sa s’ka ku shkon”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat