Bahtiri: VV deshi ta propozojë këtë zyrtar të LDK-së për kryetar të Kuvendit ditën kur u zgjodh Konjufca

Aktuale

Bahtiri: VV deshi ta propozojë këtë zyrtar të LDK-së për kryetar të Kuvendit ditën kur u zgjodh Konjufca

Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:31
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se LVV ishte e gatshme me 26 dhjetor ta votojë Vjosa Osmanin për kryeparlamentare.

Bahtiri, në “Debat Plus”, ka thënë se ai personalisht nuk dorëzohet dhe ka shumë shpresë se koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së do të bëhet.

“Nuk ka zgjidhje tjetër, pasi qytetarët i kanë votuar këto dy subjekte me një vrull të madh. Çfarëdo opsioni tjetër është i papranueshëm për mua, qytetarët e Kosovës dhe shumë njerëz në LDK”.

I pari i Mitrovicës thotë se oferta e Isa Mustafës në adresë të Vetëvendosjes ka qenë shumë e pamatur.

Ai thotë se sa herë janë takuar me LDK-në, këta të fundit kanë ardhur më kërkesa të reja në kurriz të Vetëvendosjes.

Bahtiri thotë se vullneti i Vetëvendosjes për të shkuar në koalicion me LDK-në ka qenë i kamotshëm dhe sipas tij kjo është dëshmuar edhe me ofertën për koalicion parazgjedhor.

Anëtari i Vetëvendosjes thotë se LDK mori 5 ministritë më të fuqishme e që në vete përmbajnë 13 ministri aktuale që po ashtu janë shumë të fuqishme.

Bahtiri thotë se ditën kur është zgjedh Glauk Konjufca në krye të Kuvendit, ai personalisht ka ftuar disa deputetë të LDK-së që ta ftojnë Isa Mustafën që të propozojë Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit.

Ai thotë se më pas i kanë pyetur se nëse do të propozojnë kandidatin e tyre a do ta votojë LDK-ja, e ata kanë dhënë përgjigje pozitive.

“Është propozuar Konjufca dhe e kanë votuar 75 deputetë”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat