Ramë Lahaj kritikon ashpër Edi Ramën për padinë ndaj Ramush Haradinajt

Aktuale

Ramë Lahaj kritikon ashpër Edi Ramën për padinë ndaj Ramush Haradinajt

Nga: G.B Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:32
Ramë Lahaj

Tenori Ramë Lahaj ka reaguar pas padisë që Edi Rama e ka bërë ndaj Ramush Haradinajt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në vend se Shqipëria të bënte padi kundër krimeve në Kosovë nga Serbia, Rama ka paditur vëllaun e tij, përcjell Bota sot.

“Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Faqja e zeze

N’ven se Shqipnija me qu padi kundra krimeve te bame ne Kosove e gjenocidin barbar ne dekada nga Serbija, sot nji shortim mes greku e serbi “profeti“ paska qu padi per t’zotin e shpise n’Kosove, vllaun e vet. I mjeri !

Historikisht kombi shqiptar ka pase qakoj qe me bisht ner’ kame, i kan shti hunet fell, sa kan mbrri me permyse sofren e vet per me ja bo qefin e me gzu vrasesin, hasmin t’perbetuem t’vallut t’vet.

Po nuk jemi merzite asihere se luajt gardian qe jeten flijuan neper dekada per ket’ liri t’lame me gjak, na kan lane djem e nipa boll, qe me na e mrbojte torishten prej zagarve te ktij soji. N’funt t’funit, boll i kemi hallet tona me ndamjen e hises se pushtetit, bash si qent e terrbum rreth lekures se kurbanit.

HIJENA T’PUSHTETIT

Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat