Veprimtari i LDK-së i rrahur brutalisht nga forcat serbe veç pse tha “E kam votuar Rugovën”                         - Bota Sot
Veprimtari i LDK-së i rrahur brutalisht nga forcat serbe veç pse tha “E kam votuar Rugovën”                        

Aktuale

Veprimtari i LDK-së i rrahur brutalisht nga forcat serbe veç pse tha “E kam votuar Rugovën”                        

Nga: D.RR Më: 17 janar 2020 Në ora: 15:24
Veprimtari i LDK-së i rrahur brutalisht nga forcat serbe veç pse tha “E kam votuar Rugovën”                        

Ish bashkëpunëtori i afërt i presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, në një postim në Facebook ka publikuar foton e veprimtarit të LDK-së, Musa Rexhaj, të rrahur brutalisht nga forcat serbe veç pse tha “E kam votuar Rugovën”.

“Kështu mbrohej Kosova para 3 dekadash”, ka shkruar tutje Merovci.

Postimi i plotë:

Kujtesë me shkas!
Kështu mbrohej Kosova para 3 dekadash!

Veprimtari Musa REXHAJ, Sekretar i Degës së LDK-së në Pejë i cili më 26 maj 1992 ishte ndaluar në punktin policor të Leshanit (Pejë) pas zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, kur e kishin pyetur për kend ke votue dhe ai kishte thënë: “Dihet, për RUGOVËN”, ishte trajtuar brutalisht nga policia serbe. Ditë më parë në të njejtin vend duke e vrarë një polic serb dhe plagosur një tjetër kishte rënë heroikisht patrioti Tahir BERISHA nga Leshani. Kështu ishin mbrojtur rezultatet e zgjedhjeve më: 24 maj 1992, para 3 dekadash!

Foto: Vili KUIPERS, deputet flaman në Belgjikë, i cili kishte ardhur për ti vëzhguar zgjedhjet dhe Musa REXHAJ i trajtuar brutalisht nga policia serbe (26 maj 1992)!
©Adnan MEROVCI

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat