Mustafa jep lajmin e mirë për koalicionin me Vetëvendosjen - Bota Sot
Mustafa jep lajmin e mirë për koalicionin me Vetëvendosjen

Aktuale

Mustafa jep lajmin e mirë për koalicionin me Vetëvendosjen

Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:53
Besian Mustafa

Kanë kaluar më shumë së 100 ditë që nga zgjedhjet e 6 tetorit. Mirëpo Kosova ende nuk ka qeveri të re, e cila do të udhëhiqte vendin. Kjo për shkak që marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po mund të arrihet.

Së fundi situata është bllokuar krejtësisht, dhe ndërmjet këtyre dy partive kanë filluar edhe të ftohen raportet.

Por në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë thënë se ende ekziston vullneti për ta arritur një marrëveshje për koalicion.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se janë duke u përpjekur të arrihet një marrëveshje.

“Unë e kisha cilësuar që jemi ende duke bërë përpjekje për ta arritur marrëveshje për bashkë qeverisje, ekziston ende vullneti në mes të dy partive për të arritur një bashkë qeverisje”, ka thënë Mustafa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat